Zëvendëspresidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Ralph-Uwe Schaffert, kritikoi ashpër publikisht Ilkay Gundogan, një nga lojtarët më të mirë, më me përvojë dhe më të njohur të kombëtares gjermane.
Schaffert fajësoi futbollistin e Barcelonës për mungesën e angazhimit në ndeshjet për kombëtaren gjermane.
“Është e çuditshme për mua që luan aq mirë për klubin dhe për kombëtaren e pyes veten nëse luan vëllai i tij binjak më pak i talentuar”.
“Ndoshta nuk na duhen më vetëm më të talentuarit në ekip, por ata që janë të gatshëm të përveshin mëngët”, ka thënë Schaffer në një intervistë për Hannoversche Allgemeine.
Gjermania nuk pati presionin e kualifikimit në Euro sepse është mikpritëse, por rezultatet në ndeshjet paraprake ishin të këqija, gjë që i kushtoi vendin tashmë ish-trajnerit Hansi Flick.
Ai u zëvendësua nga Julian Naingelsmann.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.