×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e konsideron absurde mosngritjen e aktakuzës ndaj Radoiçiqit

    Reporteri
    29 Dhjetor 2023 | 18:42

    Edhe kryeministri Albin Kurti është shprehur i habitur se përse ende nuk ka ngritje të aktakuzës ndaj Milan Radoiçiqit, që ka pranuar se ka organizuar sulmin në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

    Deklarata e Kurtit ishte përgjigje ndaj kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, që të premten tha se s’mund t’i bënte publike arsyet e heqjes së urdhërarrestit ndaj Radoiçiqit kohë më parë, ndërsa u shpreh se ngritja e aktakuzave dhe pushimi i tyre nuk është çështje e kryeministrit.

    “Nuk e di a e ndani edhe ju me mua habinë se si është e mundur që Milan Radoiçiq e pranon që e ka kryer krimin e nuk ka aktakuzë. Unë besoj se as nuk ka nevojë të kryhet Fakulteti Juridik e as nuk ka nevojë me bë Bachelor, Master apo PhD dhe as nuk ka nevojë me qenë as gjyqtar e prokuror por vetëm arsyeja e shëndoshë normale e qytetarit të Kosovës e identifikon një absurditet të tillë. Informacionin që e ka sjellë AKI-ja, Policia e Kosovës dhe ju si gazetarë në Banjskë është enorm. Ndërkaq shumica e qytetarëve të Kosovës nuk ja dinë emrin prokurorit që merret me rastin e Banjskës në Zveçan”, ka thënë Kurti. Deklaratën e ka dhënë pas vizitës që i bëri “Telekomit”.

    Më 24 shtator, një grup i uniformuar serbësh në një sulm të organizuar vrau policin Afrim Bunjaku. Në aksionin pasues të Policisë, u vranë tre sulmues ndërsa grupi iku. Në Serbi, Radoiçiqi ka pranuar përgjegjësinë.

    Ndryshe, për këtë ka reaguar edhe ministrja e Dreqësisë, Albulena haxhiu e cila e ka kritukau këtë vendim duke thënë se drejtësia do të duhej të ishte e pavarur dhe se është e paarsyeshme shprehja se nuk mund t’i bëjë publike arsyet.

    Isufaj konfirmon se dha pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit ndaj Radojiçiqit: S’mund t’i bëj publike arsyet

    Haxhiu – Isufajt: Po të mos i hiqej fletarresti Radoiçiqit operimi i tij në veri do të ishte i pamundur

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!