×
  • Sport
  • Sport

    Aksidentohet basketbollisti i njohur kosovar, pak pas shkon në dasmën e kapitenit të KB Prizreni

    Reporteri
    29 Dhjetor 2023 | 23:15

    Basketbollisti i KB Proton Cable Prizreni, Arti Hajdari është aksidentuar sonte në Gllarevë të Klinës derisa po shkonte në dasmën e kapitenit të ekipit Qëndrim Ajazaj.

    Në një njoftim të klubit thuhet se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe se Hajdari dhe aktualisht është në dasmë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Te nderuar adhurues të basketbollit. Në media po qarkullon lajmi mbi aksidentin e basketbollistit tonë Arti Hajdari pas përfundimit të ndeshjes me Sigal Prishtinën. Lajmi është i drejt por fal mrekullisë së Zotit, Arti Hajdari është shëndosh e mirë dhe tani gjendet në dasmën e kapitenit të ekipit Qëndrim Ajazaj i cili sot i dha fund beqarisë.”, ka njoftuar klubi.

    Në momentin e aksidentit Arti Hajdari ka qenë në veturë me ish-drejtorin e KB Peja, Arbër Elshani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!