Inter nuk e mbyll vitin në mënyrën më të mirë të mundshme. Kryesuesit e Serisë A nuk shkuan dot më shumë se një barazim 1-1 në transfertë, ndaj Genoas, në javën e 18 të Serisë A.
Goli i Arnautovic dha përshtypjen se Interi do të merrte fitoren e radhës, por pa u mbyllur pjesa e parë, Dragusin barazoi rezultatin.
Pjesa e dytë ishte shumë e luftuar dhe me raste në të dyja portat, por nuk pati ndryshim tjetër rezultati. Tashmë, Juventusi që luan me Romën nesër, ka mundësinë për ta ngushtuar në dy pikë diferencën me zikaltrit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.