×
  • Sport
  • Sport

    Vdes boksieri turk në moshën 29-vjeçare

    Reporteri
    30 Dhjetor 2023 | 11:36

    Boksieri turk në kategorinë super të mesme, Cem Kilic ka vdekur në moshën 29-vjeçare.

    Kilic, i cili kishte lindur në Gjermani përpara se të zhvendosej në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si adoleshent për të çuar përpara karrierën e tij, kishte luftuar me varësinë nga substancat dhe problemet e shëndetit mendor në vitet e fundit.

    Sipas Boxing Scene, një mbidozë ishte shkaku i vdekjes, ndërsa u konfirmua nga presidenti i Federatës Turke të Boksit, Eyup Gozgec.

    Kilic, i cili ishte llogaritur si ndër boksierët më premtues, kishte fituar 17 nga 18 ndeshjet në boksin profesionist.

    Ai luftoi 18 herë si profesionist pasi bëri debutimin e tij në 2014 dhe humbi vetëm një herë nga Steven Nelson i Amerikës.

    Bokseri turk kishte luftuar së fundmi në gusht të vitit 2022, me një vendim unanim të gjyqtarëve kundër Marco Delgados. /Klankosova.tv.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!