×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Reagon djali i Sali Berishes pasi babait të tij iu shqiptua masa arrest shtëpie: Dhuratë për Vitin e Ri nga Edi Rama

    Reporteri
    30 Dhjetor 2023 | 13:19

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GjKKO) ka vendosur masën e arrestit në shtëpi për ish-kryeministrin Sali Berisha.

    Pasi Gjykata mori vendimin ndaj Berishës, ka reaguar djali i këtij të fundit, Shkelzeni, i cili përmes një postimi ka drejtuar gishtin te kryeministri Edi Rama, shkruan Reporteri.net.

    “Kartolina e Rames per Vitin e Ri eshte arrestimi dhe izolimi i liderit te opozites!”, aka shkruar ai në Facebook.

    Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka kërkuar për Berishën arrest në shtëpi, ruajtjen e tij me punonjës policie dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre të deklaruar që jetojnë me të në banesë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!