×
  • Lajme
  • Shqipëria / Aksident i rëndë

    Shqipëri, vetura përplas për vdekje këmbësorin dhe përfundon në kanal

    Reporteri
    30 Dhjetor 2023 | 21:08

    Një këmbësor humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e kësaj të shtune në Durrës, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Sektor Rini-Shenavlash”.

    Nga policia thonë se viktima është një 52-vjeçar. Ai u përplas nga një automjet që drejtohej nga një i ri 31 vjeç.

    Si pasojë e përplasjes, si viktima ashtu sikurse edhe automjeti përfunduan në një kanal anës rrugës.

    Në vendin e ngjarjes shkoi zjarrfikësja dhe forcat e policisë. Kjo e fundit ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit të rëndë.

    “Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Sektor Rini-Shenavlash”, një automjet me drejtues shtetasin R. K., 31 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. D., rreth 52 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit“, tha policia në një njoftim për mediat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!