×
  • Sport
  • Sport

    Messi në hall të madh me djalin e vogël: Po i feston golat e ekipeve kundërshtare

    Reporteri
    26 Gusht 2019 | 18:39

    Leo Messi është në hall të madh me djalin e tij të vogël.


    Argjentinasi ka shikuar ndeshjen Barcelona – Real Betis nga tribunat, bashkë me Luis Suarezin dhe fëmijët e tij, shkruan Reporteri.net

    E një gjë e pazakontë i ka ndodhur legjendës së Barcelonës në ndeshjen e fundit.

    Djali i tij i vogël e ka festuar golin e Nabil Fekirit të Real Betisit, duke mos ditur se ai duhej të anonte në anën tjetër.

    Duke e parë një gjë të tillë, Messi dhe Suarez kanë shpërthyer në të qeshura, anipse ekipi i tyre po humbiste.

    Padyshim që kjo gjë nuk u iku spanjollëve të cilët e kanë filmuar momentin./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!