Ferdonije Qerkezi ka reaguar pasi sot këngëtari Labinot Tahiri ia ka dhuruar 500 euro, transmeton Reporteri.net.
Ajo, përmes një shkrimi në Facebook e ka falënderuar atë.
“Nga sot më llogarit si djalin tënd!”. Ishte fjalia që m’i mbushi sytë me lot por dhe më bëri krenare që një djalë flori fillon Vitin e Ri duke trokitur në derën e Shtëpisë Muze që dikur gjallëronte nga 4 djemtë e mi! Faleminderit Labinot Tahiri për vizitën dhe përkrahjen financiare! Qofsh i nderuar dhe vlerësuar përherë! Njëkohësisht, duke ju uruar të gjithëve Vitin e Ri! Ju falenderoj secilin prej jush që në një formë ose tjetrën nuk më harroni!”, ka shkruar Qerkezi në Facebook.
“Vitin e fillova në vizitën tek nëna e hekurt shqiptare Ferdonie Qerkezi, me dhimbjen e saj dhe dhimbjen e shumë shqiptarit që humben të dashurit e tyre gjatë luftes se Kosovës! Asaj ia dhurova 500€ sa do pak për fillim e këtij viti dhe i premtova që jam i gatshem për çdo gjë qe i duhet asaj dhe nanes shqiptare”, ka shkruar Tahiri.