×
  • Lajme
  • Lajme / Agjenda

    Kryediplomati britanik Cameron nesër në Kosovë, takohet me Osmanin e Gërvallën

    Reporteri
    03 Janar 2024 | 20:45

    Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Kosovë, Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Lordi David Cameron, do të ketë takime me përfaqësuesit më të lartë të institicioneve të Republikës së Kosovës, transmeton Reporteri.net.

    Ditën e enjte, më 4 janar 2024, zhvillohet takimi me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz. Takimi mbahet në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

    “Në takimin dypalësh mes Ministres Gërvalla dhe Ministri i Jashtëm Britanik, LordiCameron, do të mund të merrni pamje. Pas takimit homologët do të deklarohen për mediat vendase dhe ato ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

    Takimi mbahet nesër në orën 08:00.

    Ndërsa, në orën 09:10, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Lordin David Cameron, ka njoftuar presidenca.

    Cameron është politikan i njohur britanik që ka marrë detyrën e Sekretarit të Punëve të Jashtme që nga nëntori 2023. Nga viti 2010 deri më 2016 ka shërbyer si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar ndërsa më heret si lider i Partisë Konservatore (2005 në 2016) dhe si Lider i Opozitës (2005 -) 2010 po ashtu është zgjedhur edhe si deputet prej vitit 2001 deri në 2016.

     

    Presidentja Osmani nesër takon ministrin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!