×
  • Lajme
  • Shqipëria / Kronikë e zezë

    Tronditet Tirana: Vëllai vret vëllanë dhe më pas veten

    Reporteri
    04 Janar 2024 | 8:37

    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në zonën e Freskut në Tiranë.

    Siç raportojnë mediat shqiptare, vëllai ka qëlluar për vdekje me armë zjarri vëllanë e tij, e më pas ka vrarë veten.

    Sipas këtyre raportimeve,  V.C, 63-vjeç ka vrarë vëllain e tij, 68 vjeç dhe më pas ka qëlluar veten.

    Ngjarja ka ndodhur në banesën e dorasit.  68 vjeçari kishte shkuar në shtëpinë e vëllait për të pirë kafe, aty ku janë konfliktuar dhe ka ndodhur vrasja.

    Ndërkohë po merren në pyetje familjarët e tyre për zbardhjen e ngjarjes.

    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!