×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “I dëgjova të bërtisnin”, flet pronarja e shtëpisë në Tiranë ku vëllai vrau vëllanë

    Reporteri
    04 Janar 2024 | 9:49

    Mëngjesin e sotëm zona e Freskut në Tiranë u trondit nga një ngjarje e rëndë me dy viktima.

    V.C, 63-vjeç  raportohet se ka qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë vëllanë e tij, L.C, 68 vjeç dhe me pas veten.

    Ndërkohë, mbi ngjarjen ka folur edhe pronarja e shtëpisë ku jetonte me qera, viktima, 68-vjeçari.

    “I dëgjova të bërtisnin gratë kur i gjetën. Ata ishin me qera. Vëllanë që erdhi nuk e njihja, ka ardhur në mëngjes këtu. Vëllai që jetonte këtu ishte i rregullt me qeranë”, ka deklaruar ajo.

    Tronditet Tirana: Vëllai vret vëllanë dhe më pas veten

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!