Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar ditën e sotme konferencën vjetore me mediet vendase, e shtyrë dy herë për shkak të problemeve të saj shëndetësore.
Takimi i tejzgjatur, prej tre orësh, ka kapur në vështirësi Melonin, e cila në një moment është detyruar t’iu kërkonte ndjesë të pranishmëve dhe më pas të sinjalizonte bodigardin për ta shoqëruar për shkak se duhej të shkonte me patjetër në tualet.
“Natyra thërret”, dhe në këtë rast, kryeministrja italiane u është drejtuar të pranishmëve duke thënë se duhej patjetër të shkonte në tualet. “Më falni, por unë duhet të shkojë në tualet… Më vjen keq, por duhet të shkoj. Mundem? Më duhet ta bëjë, më vjen shumë keq”- tha Meloni.
Më pas kryeministrja italiane është ngritur menjëherë nga karrigia, duke iu drejtuar me vrap tualetit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.