×
  • Lajme
  • Lajme

    Për dy ditë, 7.400 qytetarë aplikuan për pasaportë

    Reporteri
    05 Janar 2024 | 19:47

    Interesimi i qytetarëve për t’u pajisur me pasaportë pas liberalizimit të vizave është rritur dukshëm. Në Agjencinë për Regjistrim Civil (ARC) kanë thënë se këto dy ditë të janarit, numri i qytetarëve që kanë kërkuar të pajisen me pasaportë ka shkuar në 7 mijë e 400.

    Kryeshefi ekzekutiv i ARC-së, Blerim Camaj, ka thënë për Ekonomia Online se gjatë vitit 2023, janë pajisur rreth 300 mijë qytetarë, ndërsa vetëm në muajin dhjetor, ky institucion i ka lëshuar më shumë se 30 mijë pasaporta.

    “Gjatë vitit 2023 diku rreth 300 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës janë pajisur me pasaporta. Ndërsa në muajin dhjetor (2-23) shihet një rritje më e madhe. Kështu që në muajin dhjetor i kemi dikund mbi 36 mijë pasaporta të lëshuara”, u shpreh Camaj.

    Camaj ka thënë gjatë dy ditëve të janarit, ARC-ja i ka pajisur me pasaporta 7 mijë e 400 qytetarë.

    “Vetëm në këto ditë të janarit do të thotë më 3 dhe 4 janar është dikun rreth 7400 qytetarë që kanë aplikuar. 4 mijë kanë apliku me datën 3 janar, ndërsa 3400 më datën 4 janar”, ka deklaruar Camaj.

    Ndërsa, Camaj ka thënë se interesimi i qytetarëve serbë për t’u pajisur me pasaporta është në rritje, por nuk ka dhënë shifra.

    “Sistemi nuk i ndan në serbë e shqiptarë, por në komunat me shumicë serbe, edhe atje janë në rritje kërkesat”, u shpreh ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!