×
  • Lajme
  • Lajme / Ish-ushtari i UÇK-së

    Reagon MPJD pas arrestimit të qytetarit nga policia serbe: Kemi njoftuar BE-në, ShBA-në dhe Britaninë e Madhe

    Reporteri
    05 Janar 2024 | 22:19

    Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka reaguar në lidhje me arrestimit e Hasan Dakajt, ish-ushtarit të UÇK, nga policia serbe në Merdare.

    MPJD përmes një postimi në Facebook, kanë treguar se kanë njoftuar edhe mekanizmat ndërkombëtare për veprimin e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës.

    Sipas tyre janë njoftuar Zyra e BE-së në Serbi, Ambasada e SHBA-ve dhe ajo e Britanisë së Madhe ne Serbi.

    “Njoftim mbi arrestimet e fundit të qytetarëve të Kosovës në Serbi. Pas njoftimit mbi arrestimin e dy qytetarëve të Republikës së Kosovës, Hasan dhe Xhavit Daka (ky i fundit tashmë i liruar), Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka aktivizuar të gjithë mekanizmat e saj institucional. Janë njoftuar edhe mekanizmat ndërkombëtarë për veprimet e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Për këtë rast është njoftuar Zyra e BE-së në Serbi, Ambasada e SHBA-ve dhe ajo e Britanisё sё Madhe nё Serbi.” – thuhet në njoftim.

    Tutje nga kjo ministri kanë dënuar ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Kosovës, duke i bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndermarrë hapa konkret për lirimin e menjëhershëm të qytetarit Hasan Daka.

    “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndermarrë hapa konkret për lirimin e menjëhershëm të qytetarit Hasan Daka dhe njëkohësisht të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive dhe që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Zyra Ndёrlidhёse e Republikёs sё Kosovёs nё Serbi, do tё paraqes kёrkesё zyrtare autoriteteve serbe pёr tё lejuar Ambasadorin Jashari ta vizitojё z. Hasan Daka, nё mёnyrё qё shteti dhe Qeveria e Republikёs sё Kosovёs tё njoftohet mё konkretisht pёr trajtimin qё po i bёhet z. Daka nga organet serbe.” – thuhet në njoftim./Reporteri.net/ 

    Xhevdet Smakiqi: Është arrestuar nga Serbia një ish-ushtar i UÇK-së

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!