×
  • Lajme
  • Rajon

    Pas Turqisë, Blinken do të vizitojë sot Greqinë/ Çfarë pritet të diskutohet

    Reporteri
    06 Janar 2024 | 9:49

    Sekretari amerikan Anthony Blinken, pas Turqisë dhe një turneu vizitash në Lindjen e Mesme, pritet të vizitojë sot Greqinë.

    Siç ka konfirmuar zëdhënësi i Departamentit të shtetit Matthew Miller, përveç vizitave në Greqi dhe Turqi, Blinken do të vizitojë edhe Katarin, Jordaninë, Egjiptin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Izraelin dhe Bregun Perëndimor.
    Përpara se se të mbërrijë në Tel Aviv, kreu i diplomacisë amerikane do të kalojë nga Turqia drejt Greqisë dhe pritet të takohet në Chania të Kretës me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis si dhe ministrin e Jashtëm Georgios Gerapetritis.

    Konkretisht, Blinken do të jetë në Chania pasditen e së shtunës, ku do të takohet me kryeministrin grek dhe ndër të tjera do të diskutohet edhe për çështjen e avionëve F35 që Athina kërkon të blejë nga SHBA.

    Ndërsa siç theksojnë mediat greke, ministri i Jashtëm amerikan thuhet se do të takojë presidentin turk Erdogan për të biseduar çështjen e miratimit që duhet të japë Ankaraja për anëtarësimin e Suedisë në NATO, veprim që pritet prej muajsh dhe vonesa e të cilit ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në Uashington dhe një klimë të rëndë e reagime në Kongres.

     

    Blinken mbërrin në Turqi teksa konflikti Izrael-Hamas kërcënon të përhapet më gjerë në Lindjen e Mesme

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!