×
  • Lajme
  • Botë / Policia jep detaje

    Aksident i rëndë në Kroaci: Tre të vdekur dhe 12 të plagosur, mes tyre një fëmijë

    Reporteri
    06 Janar 2024 | 10:36

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Karlovac – Rijekë, Kroaci.

    Sipas mediave, një furgon dhe një makinë janë përplasur duke shkaktuar vdekjen e 3 personave dhe duke plagosur 13 të tjerë.

    Viktimat janë një çift që ndodhej në makinë, ndërsa fëmija i çiftit ka pësuar lëndime të lehta.

    Bëhet e ditur se ka ndërruar jetë gjithashtu edhe shoferi i furgonit, ndërsa 11 personat që ndodheshin në furgon janë jashtë rrezikut për jetën.

    Policia po heton për shkakun e ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!