×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i kabinetit te Konjufcës ngre dyshime për tenderin gjysmë milioni euro të Përparim Ramës

    Reporteri
    06 Janar 2024 | 12:24

    Ditë më parë kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama kishte thënë se kanë arritur në kryeqytet 100 biçikleta të reja të cilat do të përdoren për transport publik, e në lidhje me këtë shefi i kabinetit të Kuvendit të Kosovës, Ilir Kërçeli ka thënë se çmimi i një biçiklete është shumë i lartë.

    Shefi i Kabinetit të kryekuvendarit, Glauk Konjufca përmes një postimi në facebook ka ngritur dyshime në lidhje me një tender të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

    “2.744 euro për një biçikletë klasike. (Shuma totale 500,000 euro). Komuna e Prishtinës në korrik të vitit 2023, ka nënshkruar kontratën për furnizimin me biçikleta për kryeqytetin.

    Edhe pse kanë kaluar mbi 5 muaj prej se kur është nënshkruar kjo kontratë, fati i biçikletave me çmim astronomik ende nuk dihet”, ka shkruar Kërçeli.

    Tutja ai ka thënë se në bazë të specifikacionit teknik të kërkuar, biçikleta të tilla me pak hulumtim mund t’i gjeni me çmim deri në 6 here më të lirë.

    “Qytetarët e Prishtinës ndoshta edhe nuk kanë jetuar në Londër, por biçikleta kemi pa edhe në Prishtinë”, ka ironizuar Kërçeli.

    Ndryshe, një muaj më parë në Prishtinë kanë arritur 100 biçikleta të reja të cilat do të përdoren për transport publik.

    Por, për këto biçikleta ende nuk janë krijuar stacionet se ku do të vendosen.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama thotë që se shpejti do të fillojnë me krijimin e 10 stacioneve ku do të vendosen.

    “100 biçikleta të reja të cilat do të përdoren për transport publik tashmë kanë ardhur, dhe shpejt fillojmë me krijimin e 10 stacioneve ku do të vendosen. Në të njëjtën kohë jemi duke krijuar shtigje të reja për biçikleta, të cilat do të lehtësojnë udhëtimin me to, duke e bërë më të sigurt”, ishte deklarimi i tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!