Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ndodhet në Bejrut ku u takua me kryeministrin libanez Najib Mikati.
Në një konferencë për shtyp, ai ka thënë se askush nuk fiton në një konflikt rajonal, shkruan Al Jazeera.
Këtu janë disa nga pikat e diskutimit nga konferenca e shtypit e Borrellit:
Ne shohim një përshkallëzim në shkëmbimin e zjarrit midis Libanit dhe Izraelit dhe lufta duhet të shmanget.
Askush nuk fiton në konfliktin rajonal dhe unë e informova Izraelin për këtë dhe theksova domosdoshmërinë e punës përmes diplomacisë për t’i dhënë fund konfliktit.
Ne duhet të veprojmë për të arritur një armëpushim të përhershëm në Gaza dhe për të liruar pengjet.
Sipas Programit Botëror të Ushqimit, 100 për qind e popullsisë së Rripit të Gazës vuan nga një krizë ushqimore.
Gaza nuk mund të izolohet nga Bregu Perëndimor dhe është pjesë e territorit të pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.