×
  • Lajme
  • Lajme / Aksidenti me fatalitet

    Arrestohet i dyshuari për aksidentin në Stanovc ku mbeti i vdekur një këmbësor

    Reporteri
    06 Janar 2024 | 16:15

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta identifikojë dhe ta arrestojë të dyshuarin për aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Mitrovicë-Prishtinë ku vdiq një këmbësor.

    “Si rezultat i hetimeve intensive, hetuesit e Njësisë së Trafikut Rrugor, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin shoferin e automjetit transportues (kamion) i cili dyshohet për përfshirje në aksident trafiku me pasojë fataliteti i ndodhur dje me datën 5 janar 2024, rreth orës 16:43, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në fshatin Stanovc, ku ka humbur jetën viktima (këmbësori) mashkull kosovar”, njofton policia.

    Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Policia mbrëmë kishte thënë se në bazë të informatave fillestare, viktima ishte i moshës 56 vjeçare i cili “dyshohet se është goditur nga një kamion në lëvizje, i cili nuk është ndaluar”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!