×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e Guxo i jep merita edhe Gani Jakupit pasi Spanja njohu pasaportat e Kosovës

    Reporteri
    06 Janar 2024 | 17:51

    Deputetja nga Lista Guxo, Jeta Statovci, ia ka lënë meritat edhe këshilltarit të jashtëm, Gani Jakupi, për lejimin e qytetarëve të Kosovës të hyjnë në Spanjë.

    Ajo tha se “qenka e mundur të paguhesh nga vendi e t’i shërbesh njëmend atij”, duke akuzuar opozitën për “ngritje në këmbë” kundër Gani Jakupit.

    “Dikur projekte lobuese milionëshe për ndarjen e Kosovës, sot projekte lobuese për bashkim të Kosovës së pandarë me perëndimin. Opozita, që dikur paguante për projektin e ndarjes së Kosovës, u ngrit në këmbë për pagesën ndaj Gani Jakupit që lobon e ndihmon Republikën në Spanjë. Por, sot pas këtij lajmi a thua çfarë do të thonë. Pra, qenka e mundur të paguhesh nga vendi e t’i shërbesh njëmend atij. Ja një pjesë e rezultatit. Vazhdojmë!”, ka shkruar ajo.

    Sot zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka njoftuar se Spanja tashmë ka njohur pasaportat e Kosovës dhe do të lejojë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë në këtë vend pa viza.

    Spanja ishte i vetmi vend që edhe pas vendimit të BE-së për heqjen e regjimit të vizave ndaloi hyrjen për kosovarët me arsyen se nuk i njeh pasaportat e Kosovës.

    Besnik Bislimi jep lajmin: Spanja njeh pasaportat e Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!