×
  • Lajme
  • Lajme / Përditësimi i fundit

    Ende fluks i madh në Medarë, deri në 8 orë pritje për të dalë nga Kosova

    Reporteri
    06 Janar 2024 | 23:07

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se ende mërgimtaret janë duke pritur me orë të tëra ne pikën kufitare në Merdarë. Sipas përditësimit të fundit, pritjet për të dalë nga Kosova në këtë pikë kufitare janë deri 8 orë.

    Pritje të gjata ka edhe në pikën kufitare në Mutivodë, deri në 4 orë.

    Te Dheu i Bardhë ka mbi një orë pritje dhe njësoj edhe në Muçibabë.

    Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës ka thënë se qytetarët që po shfrytëzojnë pikën kufitare në Merdarë po përballen me pritje të gjata, ndër të tjera për shkak punës së ngadalësuar të palës serbe.

    Në një komunikatë për media, Policia e Kosovës thotë se këtë çështje e ka adresuar edhe tek mekanizmat ndërkombëtar, duke kërkuar që të rriten kapacitetet dhe përshpejtohet puna nga pala serbe, në mënyrë që të shmangen pritjet e gjata dhe tu mundësohet qytetarëve tanë kalimi më i shpejtë kufitar.

    Policia e Kosovës ka bërë apel që të gjithë ata persona që shfrytëzojnë Pikë Kalimet Kufitare, në këtë periudhë për dalje nga Republika e Kosovës të përdorin edhe alternativa (pika tjera kufitare), ku fluksi është me i vogël, në mënyrë që t’ju shmangen pritjeve dhe kolonave eventuale.

    “Policia e Kosovës, bazuar në informacionet që në vazhdimësi i siguron nga të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar, vërehet se një përqendrim më i madh i automjeteve dhe personave që dalin nga Republika e Kosovën është në Pikë Kalimit Kufitar në Merdar, ku pritjet dhe kolonat janë mjaft të gjata.
    Policia e Kosovës, sipas planifikimeve të saja, me kohë ka ndërmarrë masat e nevojshme duke angazhuar personel të mjaftueshëm, me qëllim të përshpejtimit dhe lehtësimit të qarkullimit kufitar.

    Edhe përkundër angazhimit të personelit të mjaftueshëm dhe punës me disa korsi në dalje të RKS-së, pritjet janë me kohëzgjatje të madhe deri apo edhe mbi 7 orë, për shkak të procedurave, kapaciteteve të vogla dhe punës së ngadalësuar të pales serbe.
    Policia e Kosovës, e ka adresuar këtë shqetësim edhe te mekanizmat ndërkombëtar, ku ka kërkuar që të rriten kapacitetet dhe përshpejtohet puna nga pala serbe, në mënyrë që të shmangen pritjet e gjata dhe tu mundësohet qytetarëve tanë kalimi më i shpejt kufitar.
    Njëkohësisht ne inkurajojmë të gjithë ata persona që shfrytëzojnë Pikë Kalimet Kufitare, në këtë periudhë për dalje nga Republika e Kosovës të përdorin edhe alternativa (pika tjera kufitare), ku fluksi është me i vogël, në mënyrë që t’ju shmangen pritjeve dhe kolonave eventuale”, u tha në komunikatën e Policisë./Reporteri.net/

    Mbi 7 orë pritje në Merdarë, Policia: Pala serbe po punon ngadalë, e kemi adresuar çështjen te komuniteti ndërkombëtar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!