×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detaje

    Prishtinë: Për dy ditë radhazi i shkoi në vendin e punës dhe e detyroi t’i jap para, arrestohet i dyshuari

    Reporteri
    07 Janar 2024 | 8:58

    Një person ka raportuar se më 5 janar derisa ka qenë në vendin e tij të punës, një person e ka kërcënuar dhe e ka detyruar atë t’i japë para nga pazari.

    Të njëjtën gjë, i dyshuari e ka bërë edhe dje.

    Njoftimi i policisë:

    KANOSJE-DETYRIM

    Shkabaj, Prishtinë 05-06.01.2024-14:23-15:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën 05.01.2024 deri sa ishte në vendin e tij të punës, i dyshuari mashkull kosovar duke e kërcënuar e ka detyruar ti jep para nga pazari. Gjithashtu edhe sot më datën 06.01.2024 i njëjti ka shkuar në atë lokacion duke e kanosur në vendin e punës. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!