×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti uron qytetarët e besimit ortodoks për Krishtlindje

    Reporteri
    07 Janar 2024 | 11:37

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar qytetarët e besimit ortodoks për Krishtlindje.

    Kurti në urimin e tij thotë se kjo festë e krishterë udhëzon për dashuri e besim, mirësi e paqe midis njerëzve.

    “Qytetarëve tanë të komunitetit serb të besimit ortodoks që festojnë sipas kalendarit julian, Gëzuar Krishtlindjen! Festën e pasurojnë edhe më shumë urimet e përzemërta për harmoni, lumturi dhe mirëkuptim ndërmjet njerëzve, që frymëzim i kanë mësimet e Jezu Krishtit. Përveçse kremtë, Krishtlindja është edhe rikujtim për mirënjohje, dashamirësi, devotshmëri dhe shërbim pa kushte ndaj të mirës për të tjerët e për shoqëri më të drejtë për të gjithë”, ka theksuar kryeministri.

    Tutje ai ka shkruar “ta festoni gëzuar Krishtlindjen në familjet tuaja”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!