Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Kosovës që sot festojnë Krishtlindjen ortodokse.
Haradinaj, potencoi se festat fetare gjithmonë u kanë shërbyer qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjjthë njerëzve vullnetmirë, për ta kultivuar solidaritetin ndërmjet tyre.
“Të gjithë qytetarëve të Kosovës, që sot festojnë krishtlindjen ortodokse, gëzuar për shumë mot! Me këtë rast, i uroj edhe miqtë tanë ndërkombëtarë që shërbejnë në misionet e ndryshme në vendin tonë, si dhe të gjithë të krishterët e ritit ortodoks. Festat fetare gjithmonë u kanë shërbyer qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjjthë njerëzve vullnetmirë, për ta kultivuar solidaritetin ndërmjet tyre. Krishtlindjen ortodokse, i kremtofshi në paqe, me familjet tuaja, me mirësi e begati!”, shkroi Haradinaj.
Abdixhiku: Gëzuar Krishtlindja ortodokse, qoftë ky vit për ju dhe familjet tuaja i mbushur me mirësi