×
  • Lajme
  • Lajme / Dejan Jankoviq

    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rrjete sociale prezanton Brezovicën si pjesë të Serbisë

    Reporteri
    08 Janar 2024 | 8:51

    Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, tash e 23 vjet është pjesë e institucionit kryesor të sigurisë.

    Jankoviq sipas të dhënave të Policisë jeton në Shtërpcë, një komunë e cila gjendet në Kosovë.

    Në profilin e tij në Facebook, Jankoviq e ka të shkruar që jeton në Brezovicë, fshat i komunës së Shtërpcës.

    Por, Brezovicën ai e paraqet si pjesë të Serbisë.

    Në rrjetet sociale të dhënat personale vendosen për të ofruar më shumë informacione për personin i cili posedon llogarinë sociale. Këto të dhëna mund edhe të ndryshohen vazhdimisht, por zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, nuk e ka përmirësuar vendin ku jeton. Ai vazhdon të jetojë në “Brezovica, Serbia”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!