×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen burrë dhe grua në Gjakovë për përleshje fizike mes vete

    Reporteri
    08 Janar 2024 | 9:19

    Një burrë dhe një grua, ish-bashkëshortë, janë arrestuar të dielën në Gjakovë pas një përleshjeje fizike mes vete.

    Sipas njoftimit nga Policia, e dyshuara pas tretmanit mjekësor ka refuzuar strehimin dhe është kthyer te fëmijët e saj.

    Bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Janë arrestuar dy të dyshuar (ish bashkëshort) , pasi që janë përfshirë në konflikt fizik në mes veti. E dyshuara femër pas tretmanit mjekësor, ka refuzuar strehimin dhe është kthyer tek fëmijët e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!