×
  • Lajme
  • Lajme

    Vajza e Sanduloviqit: Nuk më lanë ta vizitoja babain në burg, nuk më tregonin për gjendjen e tij shëndetësore

    Reporteri
    08 Janar 2024 | 10:05

    Klara Sanduloviq, vajza e Nikola Sanduloviq, dha detaje në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj të atit pak ditë më parë.

    Ajo theksoi se gjendja shëndetësore e të atit është e rëndë, por megjithatë ende nuk e di saktësisht pasi policia nuk i ka dhënë asnjë informacion për të dhe pse ishte ta vizitonte në burg.

    “Babai im ndodhet në burg prej tre ditësh. Shkova në burg ditën e djeshme në mëngjes dhe e pyeta për të ditur se si është gjendja e tij shëndetësore. Ata nuk donin të më thonin asgjë. Një nga policët më tha se i vinte keq, por që nuk kishte të drejtë të jepte informacion për gjendjen e tij shëndetësore dhe pse unë jam vajza e tij. Ata po e mbajnë atë për të fshehur gjendjen shëndetësore që është aktualisht” tha ajo për Euronews Albania.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!