Pas një mosmarrëveshje në mes të pesë personave, njëri prej tyre është qëlluar me armë zjarri dhe po trajtohet në spitalin e Prizrenit.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 17:00 në Prizren.
Tutje bëhet e ditur lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.
“Pas një mosmarrëveshje në mes të pesë personave, njëri prej të dyshuarve ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar i cili është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit. Lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Ndërkaq, si provë materiale është konfiskuar një pistoletë. Rasti është duke u hetuar. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.