Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka dështuar të i sigurojë produktet e nevojshme për rezervën shtetërore.
Kjo pasi MINT, e ka anuluar tenderin për furnizim.
Sipas arsyetimit në dokumentin i cili është bërë publik në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), ky tender për rezervat ushqimore është anuluar për shkak se dy ofertuesit pjesmarrës në këtë proces tenderimi e kanë tejkaluar vlerën e paraparë të buxhetit.
Oferta ishte përgatitur për 80 mijë kilogram oriz, 65 mijë litra vaj ushqimor, 80 mijë copë nga 200 gram konzerva (risk gjedhi) dhe 15 mijë bidona ujë dhjetë litërshe.
Sipas dokumentit, ky tender për rezervat ushqimore është anuluar për shkak se dy ofertuesit pjesmarrës në këtë proces tenderimi e kanë tejkaluar vlerën e paraparë të buxhetit.