×
  • Lajme
  • Shqipëria / Mbledhja informale e Qeverisë

    Rama përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Shqipëri

    Reporteri
    09 Janar 2024 | 14:59

    Kanë dalë detaje të reja nga mbledhja informale me dyer të mbyllura e Qeverisë së Shqipërisë, që po mbahet sot në Shëngjin.

    Nga mediat e Shqipërisë raportohet  se i pari ka qenë Rama që ka folur në mbledhje, ndërsa pas tij, ka qenë Blendi Klosi që ka folur për riorganizimin e Partisë Socialiste apo dhe Çuçi që ka folur për sfidat që mazhoranca ka në Kuvend.

    “Po kalohet në skaner puna e ministrive, ministrave dhe kabinetit qeveritar. Mbledhja nisi me një fjalë nga zoti Rama, më pas nga Klosi sa i përket riorganizimit të PS. Më pas Çuçi foli për sfidat që ka PS në Kuvendin e Shqipërisë. Tani është radha e një pushimi dreke dhe më pas do të pasojë me diskutime të tjera për sfidat dhe prioritetet për këtë vit të ri që ka nisur.

    Do të ketë diskutime nga ana e kabinetit qeveritar, por raportohet se Rama ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Shqipërië.

    “Viti 2024 është në vit me rëndësi për mazhorancën socialiste pasi është një vit para zgjedhjeve parlamentare. Vetëm në rastin nëse do të kemi zgjedhje të parakohshme, por Rama e ka përjashtuar si mundësi. Në 30 dhjetor Rama është shprehur i kënaqur sa u përket zhvillimeve ekonomikë ose edhe sektorëve të sigurisë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!