Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka bërë të ditur se sot ka takuar përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të QUINT-t me të cilët ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend, shkruan Reporteri.net.
Krasniqi ka njoftuar se temë diskutimi ka qenë edhe iniciativat e grupeve nismëtare në komunat veriore.
“Ne mbesim të përkushtuar që të ndërmarrim të gjitha veprimet dhe vendimet e nevojshme që vullneti i qytetarëve të realizohet bazuar në udhëzimin administrativ”, ka shkruar mes tjerash Krasniqi.
Postimi i plotë:
Me përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe zyrës së BE-së në Kosovë diskutuam për zhvillimet e fundit në vend dhe iniciativat e grupeve nismëtare në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.
Ne mbesim të përkushtuar që të ndërmarrim të gjitha veprimet dhe vendimet e nevojshme që vullneti i qytetarëve të realizohet bazuar në udhëzimin administrativ.