×
  • Lajme
  • Botë / Video

    “Jam këtu në fazën e tretë të kancerit”, spikerja e CNN me lot në sy bën njoftimin prekës në fund të emisionit

    Reporteri
    09 Janar 2024 | 16:18

    Spikerja e CNN në emisionin e mëngjesit, Sara Sidner në fund të programit që ajo drejton ka bërë një njoftim lidhur me jetën e saj, video e cila po bën xhiro në internet, shkruan Reporteri.net.

    51-vjeçarja bëri të ditur për teleshikuesit se është diagnostifikuar me kancer në gji dhe është në fazën e tretë të tij.

    Sidner qysh në fillim të mesazhit të saj, kërkoi nga shikuesit që të mendonin 8 gra që ata njohin apo duan në jetën e tyre.

    Ajo gjithashtu theksoi se tani është në muajin e dytë të kemio terapisë.

    “Dua t’ju pyesja juve për një favor. Merrni një sekond dhe mendoni 8 gra që i doni në jetën tuaj. Sipas statistikave, një nga to do të ketë ose ka kancer në gji. Unë jam ajo në atë grupin e 8 grave. Unë kurrë nuk kam qenë e sëmurë në jetën time, nuk pi alkool, nuk pi duhan, me kancer në gji nuk ka qenë askush në familjen time, por ja ku jam, jam në fazën e tretë. Jam në muajin e dytë të kemio-terapisë”, tha Sara Sidner.

    “Pavarësisht çka kam kaluar, unë jam sërish në dashuri me jetën”, thotë ajo e përlotur.

    “Por çdo ditë që marrë frymë unë muj të festoj që jam sërish me ju, familjen time, kolegët dhe kjo më mjafton”, shtoi tutje ajo./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!