×
  • Sport
  • Sport

    Sociedadi në garë për Zhegrovën

    Reporteri
    09 Janar 2024 | 21:22

    Pas shkëlqimit me fanellën e Lillet, Edon Zhegrova ka rënë në sytë e shumë klubeve të njohura evropiane. Së fundi interesim ka shprehur skuadra e njohur spanjolle, Real Sociedad.

    Kështu kanë raportuar të martën mediume të ndryshme spanjolle.

    Interesim për Zhegrovën kanë edhe klube nga Gjermania, Franca, Anglia dhe Italia. Raportohet se Zhegrova është i hapur të largohet nga Lille këtë edicion, ndonëse ekipi francez për kartonin e tij po kërkon të paktën 20 milionë euro.

    24-vjeçari ka 6 gola e 7 asistime në 25 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat, ndërsa me Lillen ka kontratë deri në vitin 2026. Ai është pjesë e Lillet prej janarit të vitit 2022 kur iu bashkua nga skuadra e Baselit.

    Edon Zhegrova shpallet lojtar i muajit tek Lille

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!