×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e një personi

    Reporteri
    09 Janar 2024 | 21:36

    Policia e Kosovës përmes një kumtese për media thotë se njësiti i hetimeve të stacionit policor të Fushë-Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi, përcjell Reporteri.net. 

    “I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, “Vjedhja e rëndë”, që është raportuar në polici me datën 04.11.2023”, njofton policia.

    “Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!