Një këmbimore në lagjen “Tophane” të Prishtinës ishte target një grabitjeje ditë më parë.
Nën kërcënim të armës nga aty është grabitur një shumë e konsiderueshme parash.
Pronari i këmbimores tri javë pas rastit ka publikuar pamjet e grabitësve duke kërkuar nga qytetarët informacione në lidhje me identitetin e tyre.
Për këtë, ai ka ofruar shpërblim në shumë prej 10 mijë eurosh për këdo që mund të ofrojë informacione që ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarve.
“Nese keni pare diçka te dyshimte, degjuar diçka qe mund te jete e lidhur me ngjarjen, apo keni ndonje informacion te vlefshem qe mund te na ndihmoje, ju lutemi te me kontaktoni mua personalisht ose te vini ne zyret tona ne Rr Zija Shemsiu, Ulpiane per nje bisede te konfidenciale.
Si nje shenje e falenderimit per bashkepunimin tuaj dhe per te inkurajuar nje perfshirje aktive nga ana juaj, une kam vendosur te ofroj nje shperblim prej 10,000 euro per cdo informacionin qe do te çoje ne identifikimin e grabitesve”, shkroi ai. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.