×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti 24 orësh

    Policia thyen derën dhe liron të miturën që dyshohet se u dhunua në një banesë në Kaçanik, arrestohet një person

    Reporteri
    10 Janar 2024 | 8:32

    Një e mitur dyshohet se është dhunuar në Kaçanik.

    Siç njofton policia, e mitura ka raportuar se është mbyllur brenda në banesë. Për pasojë policia ka intervenuar duke thyer derën e objektit dhe viktima është liruar.

    Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari që dyshohet se pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e kishte mbyllur në banesë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Kaçanik 09.01.2024. Viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar se është mbyllur brenda në banesë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë thyer derën e objektit dhe kanë liruar viktimën. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari kosovar që dyshohet se pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e kishte mbyllur në banesë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!