×
  • Lajme
  • Shqipëria

    CNN: Piramida e Tiranës ndër projektet arkitekturore më të mira të vitit

    Reporteri
    12 Janar 2024 | 11:31

    “Në qendër të qytetit të Tiranës, banorët dhe vizitorët mund të ngjiten në një piramidë monumentale që dikur ishte simboli i ndritshëm i një diktature shtypëse”, kështu e nis artikullin media prestigjioze CNN kushtuar Piramidës së Tiranës.

    CNN shkruan se Piramida është një nga 18 projektet e reja të arkitekturës që Architectural Digest e ka cilësuar si më nga spektakolarët të vitit përmes listës vjetore “ Works of Wonder ” ose “WOW”.

    Çdo vit, lista WOW nxjerr në pah projektet e reja, më të jashtëzakonshmet në mbarë globin, ku në listën e këtij viti përfshihen objekte nga pesë kontinente të ndryshme. Ato përfshijnë një pishinë publike të rindërtuar dhe shndëruar në një qendër kulturore në Lagos, Nigeri; hapësirat ekspozuese lundruese të xhamit në Hiroshima, Japoni; një akuarium i ri i projektuar për t’u dukur si një gërmadhë e hapur në Mazatlán, Meksikë; dhe vendi i koncerteve me panele sferike LED në Las Vegas.

    Sam Cochran, drejtor i karakteristikave globale të AD ka shpjeguar për CNN arsyet pse është zgjedhur dhe Piramida e Tiranës pjesë e listës WOW.

    “Në një kohë kur ndryshimi i klimës duket i madh në imagjinatën tonë kolektive – dhe kur ndërtimet e reja vazhdojnë të lënë një gjurmë të madhe karboni – ndihej e rëndësishme të vihej në pah se si arkitektura ekzistuese mund të përshtatet për të ardhmen”, deklaroi Sam Cochran.

    Lajmi është shpërndarë në rrjete sociale dhe nga kryeministri Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!