×
  • Sport
  • Sport

    Basketbollisti nga Amerika konvertohet në mysliman në Kosovë

    Reporteri
    12 Janar 2024 | 21:21

    Basketbollisti Alonzo Verge nga ShBA-ja, i cili luan për skuadren nga Suhareka, “Golden Eagle Ylli”, është konvertuar në mysliman në Kosovë.

    Kështu ka bërë të ditur imami Sabit Halil Gashi, i cili ka njoftuar se konvertimi nga ndodhur në Xhaminë e Bardhë në Suharekë sot.

    Imami ka shkuar se ishte kënaqësi e veçantë që ta përjetosh këtë moment.

    Postimi i plotë pa ndërhyrje:

    Pershendetje te gjitheve!

    Sot, me date 12.01.2024 ne Xhamine e Bardhe ne Suhareke ne kete dite te bekuar xhumaje, pranoi Islamin basketbollisti i nderuar Alonzo Verge nga Amerika i cili luan per K.B. Golden Eagle YLLI.

    Ishte kenaqesi e veçante te perjetosh ato momnte kur dikush shqipton Shehadetin duke degjuar nga goja jote.

    Mund te themi se eshte hera e pare qe ne Xhamine e Bardhe ne Suhareke, ne diten e xhuma ne prani te xhematit, te pranoje dikush Islamin.

    Keshtu eshte kjo bote, dikush duhet te kaloje sa e sa kilometra qe te afrohet tek Zoti i tij, perderisa disa te tjere duke qen afer ikin dhe largohen nga Zoti i tyre me kilometra larg!

    Falenderojme Zotin fillim e mbarim!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!