Alban Shillova ka marrë një lajm të rëndë në mëngjesin e ditës së hënë të 15 janarit.
Futbollisti i njohur kosovar, ka njoftuar se bashkëshortja e tij Kaltrina ka ndërruar jetë në moshë të re.
31-vjeçari është anëtar i skuadrës elitare FC Feronikeli ’74, derisa ka qenë vet ai që ka njoftuar për vdekjen e bashkëshortes dhe vendin dhe orën se ku do të varroset ajo.
“Me pikëllim të thellë dhe zemra të thyera ju njoftojmë që Kaltrina jonë e dashur ndërroi jetë! Varrimi bëhet me namazin e ikindisë në fshatin Zllatar”, ka shkruar Shillova.
Shillova është një nga sulmuesit më të mirë në Kosovë në vitet e fundit, derisa ai ka bërë karrierë në shumë klube deri më tani si Prishtina, Drita, Llapi, Drenica, Malisheva Fusheë Kosova, Trepça, Liria e Vllaznia e Pozhoranit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.