×
  • Lajme
  • Lajme

    Sanduloviq lirohet nga paraburgimi

    Reporteri
    15 Janar 2024 | 14:45

    Politikani opozitar serb, Nikolla Sanduloviq, është liruar nga paraburgimi për t’u mbrojtur në liri.

    Kështu ka bërë të ditur avokati i tij, Çedomir Stojkoviq.

    Avokati i politikanit serb u shpreh se vendimi vjen vetëm një orë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij.

    “Vendimi për lirimin e tij për t’u mbrojtur kundër akuzës për ‘vënien e një lule në varrin e një fëmije shtatëvjeçar’ është gjithashtu drejtpërdrejt politik, sepse autoritetet në Beograd urdhëruan lirimin e tij për shkak të presionit në rritje të Perëndimit ndaj Serbia për shkak të këtij vandalizmi të dukshëm ndaj Sanduloviqit”, ka shkruar ai.

    Theksojmë se në mesin e personave, të maskuar, që e kanë rrahur, Sanduloviq ka thënë se e ka njohur Milan Radoiçiqin, politikanin serb nga veriu i Kosovës që ka marrë përgjegjësinë për sulmin e shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!