Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi bashkë me nënkryetarin, Shpëtim Zhegrova sot në mëngjes ishin ndër mysafirët e parë të biznesit “HIB PETROL”, që ka hapur pikë të re në këtë qytet.
Përmes një postimi në Facebook, Idrizi ka thënë se ky biznes do të punësojë afër 50 persona, shkruan Reporteri.net.
“Kafen e mëngjesit në “HIB PETROL”, i cili sot filloi punën si biznesi më i ri në qytetin e Vushtrrisë, duke krijuar afër 50 vende të reja të punës. Urime, ju priftë e mbara!”, tha kreu i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi pasi ka vizituar këtë biznes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.