×
  • Lajme
  • Lajme / Dialogu

    Kurti nesër në Davos takon edhe James O’Brien

    Reporteri
    15 Janar 2024 | 19:59

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Zvicra ka thënë se nesër do të takohet me James O’Brien, ndihmës i Sekretarit të Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

    Kurti në një paraqitje direkt nga Zvicra për televizionin publik tha se ka mundësi që  bashkë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq do të jenë pjesë e një paneli të Forumit Ekonomik Botëror.

    “Ka mundësi që me presidentin e Serbisë do të jem në një panel ndërkaq nesër me sa e pashë agjendën do të kem takim me zyratrin e lartë amerikan James  O’Brien që e njeh shumë mirë Kosovën qe tri dekada.”, tha Kurti.

    Ai edhe nga Zvicra kërkoi që marrëveshja e bazë e Brukselit dhe aneksi i Ohrit duhet të nënshkruhen, përkundër se emisari i BE-së, Miroslav Lajçak ka thënë se ai është një dokument i Kosovës dhe nuk ka nevojë për nënshkrim, shkruan gazeta Online Reporteri.net.

    “Besoj që po. Por, natyrisht për neve është prioritet siguria e Kosovës, siguria e kufijve të Kosovës e normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi çon nëpërmjet së pari zbatimin e moshkeljen e marrëveshjes bazë e së dyti sigurisë ligjore që kjo marrëveshje nuk do të shkilet. Unë besoj që garancë për këtë është nënshkrimi i saj.”, u shpreh kryeministri Kurti.

     

    O’Brien: Nuk do të lejojmë dhunë në veri të Kosovës, palët të shmangin çfarëdo provokimi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!