×
  • Sport
  • Sport

    Lionel Messi zgjidhet më i miri nga FIFA për vitin 2023

    Reporteri
    15 Janar 2024 | 22:25

    Lionel Messi është kurorëzuar më çmimin “Lojtari më i mirë” për vitin 2023, pasi paraprakisht e kishte fituar në vitin 2022.

    Ylli argjentinas u nderua edhe një herë tjetër falë paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme, që kanë lënë pa fjalë tifozët anembanë botës.

    Messi për të fituar këtë çmim mposhti konkurrecnën e Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, që po ashtu patën një sezon fantastik.

    Për të fituar këtë çmim votuan trajnerët e kombëtareve, kapitenët, gazetarët dhe tifozët në të gjithë botën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!