Mbrëmë pas mesnatës, nga një shpërthim në veri të Mitrovicës kanë mbetur të plagosur dy persona.
Burime brenda policisë bëjn të ditur për Gazetën Online për Reporteri.net se një nga ta ka qenë i plagosur edhe në një rast tjetër vitin e kaluar.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani tha për Reporteri.net se rasti nuk lidhet me çështje etnike.
“Nuk kemi arsye të besojmë se ky rast ka lidhje me çështje etnike. Kjo çështje nuk është politike, mund të jetë për qërime hesapesh apo vepra të tjera. Jemi duke hetuar tashmë disa pista. Njëri nga të lënduarit ka pasur probleme më herët, jemi duke e hetu”, tha Elshani për Reporteri.net.
Elshani në mëngjesin e së martës tha për Reporteri.net se granata ka shpërthyer jashtë hotelit “Bisevac”.
Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe shtatë vetura që gjendeshin aty pranë, ndërkaq autoritetet e sigurisë thanë se po merren për zbardhjen e këtij rasti./Reporteri.net/
Shpërthimi në veri ndodhi në afërsi të një hoteli, njëri nga të plagosurit në gjendje më të rëndë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.