×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i Presidencës

    Osmani dekreton 15 gjyqtarë të rinj

    Reporteri
    16 Janar 2024 | 16:43

    Presidentja Vjosa Osmani ka dekretuar 15 gjqytarë të rinj me mandat fillestar.

    Dekretimi erdhi pas propozimit të Këshillit Gjyqësor, ashtu siç e parasheh legjislacioni në fuqi.

    Gjyqtarët e rinj u betuan se “Do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale, si dhe do të kryejnë me besnikëri në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat e tyre”.

    “Presidentja Osmani ka potencuar se integriteti dhe profesionalizmi i gjyqtarëve janë elemente thelbësore për një sistem të drejtësisë që garanton barazi për të gjithë dhe besim qytetar”, thuhet në një njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!