Një tjetër panair ndërkombëtar i mobiljeve dhe interierit IMM shënon pjesëmarrjen për të katërtën herë të Comodita, që mbahet në Këln të Gjermanisë.
Në këtë edicion Comodita po ekspozon prodhimet e saj duke sjellë risi në dyshekë, mbishtresa dhe jastëkët komodë, të dizajnuar me kujdes dhe shpirt krijues.
Përbërja e sofistikuar e produkteve me tekonologji inovative dhe materialet e kualitetit të lartë, bëjnë që prodhimet e Comodita të tërheqin klientë të shumtë dhe seriozë.
Fabrika e dyshekëve Comodita apo Ventius International si pjesëmarrëse në këtë panair të rëndësishëm ka objektiv të promovoj linjat e reja të dyshekëve ku fokus është kualiteti dhe jetëgjatësia e tyre. Hapësira me sipërfaqe prej 250m2 duket si një oazë e frytshme e inovacionit dhe elegancës duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve.
Përfaquesë nga Comodita e konsiderojnë panarin IMM si një hap i madh drejt njohurive të reja, bashkëpunimeve të fuqishme dhe rritjes së imazhit të kompanisë. Gjatë këtyre ditëve u zhvilluan shumë takime, dhe nëpërmjet bisedave produktive po arrihen lidhje të reja biznesi dhe thellim i marrëdhënieve me klientët egzistues.
Panairi IMM është i hapur për vizitorët nga data 14- 18 Janar në të cilin po marrin pjesë 725 ekspozues nga 42 vende të botës dhe pritet të vizitohet nga rreth 130,000 vizitorë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.