Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
“Kryetari Konjufca vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe i shprehu mirënjohje Ambasadorit De Riu për mbështetjen e vazhdueshme që Italia mike, si një ndër aleatët më të rëndësishëm, i ka dhënë ndër vite Kosovës në proceset e shtetndërtimit, integrimit evropian dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar”.
Kësisoj, Konjufca kërkoi vazhdim të mbështetjes për proceset integruese të Kosovës.
Ambasadori De Riu falënderoi Kryetarin Konjufca për pritjen dhe konfirmoi përkrahjen e shtetit italian për Kosovën.
“Po ashtu në takim u ritheksua gatishmëria e dyanshme për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët në mes dy vendeve”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.