×
  • Lajme
  • Lajme / Shpërthimi në veri

    Identifikohen dy të dyshuarit në incidentin me granatë dore në veri

    Reporteri
    16 Janar 2024 | 19:24

    Policia e Kosovës ka thënë se i ka identifikuar dy personat e përfshirë në incidentin me granatë dore në orët e vona të së hënës në Mitrovicë të Veriut.

    Si pasojë e shpërthimit të granatës janë lënduar dy persona, njëri rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

    Në këtë incident janë dëmtuar edhe shtatë vetura.

    Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se dy personat e identifikuar janë kërkuar nëpër shtëpitë e tyre për intervistim, por nuk janë gjetur në to.

    “Mbrëmë rreth orës 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granate dore te hoteli Bisevac ne rr. Knjaz Millosh Mitrovicë Veri, ndërsa si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 7 vetura dhe dy persona janë lënduar. Njëri ka lëndime më të rënda por jashtë rrezikut për jetë. Njësitë policore relevante si dhe Prokurori i rastit ishin në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin. Njësiti i Hetimeve Rajonale Mitrovica Veri ka vazhduar punën sot me intensitet të shtuar dhe tashmë i ka identifikuar 2 persona të cilët janë persona me interes për intervistim. Të njëjtit i kemi kërku edhe në shtëpitë e tyre por nuk janë aty. Besohet se ky konflikt ka qenë pasojë e problemeve të mëhershme në mes të këtyre personave!”, tha Elshani./Reporteri.net

    Shpërthimi në veri, flasin nga Prokuroria: Një person ende i paidentifikuar hodhi granatë dore në drejtim të dy viktimave

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!