×
  • Lajme
  • Lajme / Forumi në Davos

    ​Kurti takon O’Brien: Vlerësoi përmbajtjen tonë ndaj sulmeve dhe provokimeve, SHBA-ja mike dhe aleate e çmuar e Kosovës

    Reporteri
    16 Janar 2024 | 20:35
    Foto nga takimi i fundit i Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit James O’Brien, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me Ndihmës Sekretarin e Shtetit per Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos.

    Kurti ka thënë se zyrtari i lartë amerikan ka shprehur vlerësim për siç thotë Kurti, progresin ekonomik dhe demokratik të arritur në Kosovë.

    Po ashtu kreu i ekzekutivit kosovar ka theksuar se O’Brien ka pranuar sulmet dhe provokimet që po bëhen ndaj Kosovës, duke iu referuar ngjarjeve të shtatorit në Banjskë.

    Ai tutje ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mike dhe aleate të çmuara të Kosovës.

    ”Kënaqësi për t’u takuar me O’Brien pas mbërritjes në Davos. Ai shprehu vlerësimin për progresin ekonomik dhe demokratik të Kosovës dhe pranoi përmbajtjen tonë përballë sulmeve dhe provokimeve. SHBA është një mik dhe aleat i çmuar. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm”, ka shkruar Kurti në platformën “X”, të martën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!